• Mon. Apr 29th, 2024

Degradon rruga Kukës-Peshkopi/ Policia Rrugore dhe kompania: ARRSH duhet të investojë

 

Gropa, rrëshqitje, apo edhe mungesë të sinjalistikës rrugore. Këto janë pamjet që vijnë nga segmeti rrugor Qafë Kolesjan- Bushtricë, pjesë e rrugës nacionale Kukës-Peshkopi, që çdo ditë e më tepër po shkon drejt degradimit.

Drejtuesit e mjeteve nga Shqipëria e Kosova kanë shumë të vështirë për të lëvizur në këtë segment.

‘E bëj rrugën 2 herë në ditë. Është katastrofë. Kemi dëmtuar dhe makinat. Tre vjerë është në këtë gjendje. Shteti e paguan për rrugën. Tani dimrat janë më të butë. Kjo rrugë të lidh shumë shkurt dhe është e frekuentueshme. Këtu është lidhja e Kosovës me Dibrën’, tha një shofer.

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Kukës tregon rreziqet.

‘Ruga Kukës-Vasije është më problematikja që kemi për sigurinë rrugore. Qoftë për rrëshqitjen e karagjatës, qoftë dhe për sinjalistikën rrugore vertikale-horizontale. Është vënë sinjalistika dy metra nga ngushtimi i rrugës. Si mund ta paralajmërojnë drejtuesin dy metra nga problematika’, tha Fatjon Alla, shefi i Sektorit të Policisë Rrugore.

Rruga mirëmbahet nga firma Curri, e cila thotë se i ka plotësuar kushtet e kontratës me ARRSH-në.

‘Me të vërtetë ka probleme. Rrëshqitja në Kolasjan është problem. Ne nuk mund të ndërhymë për të na u prish prap. Atje duhet të merren masa në forma të ndryshme. Ka ujëra nëntokësore’, tregoi Hasan Seferi, drejtues teknik i punimeve.

Firma mirëmbajtëve si dhe Policia Rrugore bashkohen në një zë, duke kërkuar investime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar si enti pronar i kësaj rruge nacionale me gjatësi 36 km që u shërben qindra banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *