• Tue. Apr 30th, 2024

FOTO/ Afrimi, djali që i prezantoi botës, Kukësin!

Nga Ani Jaupaj

Ca vite më parë, udhëtimet e Afrim Tahirajt ishin rreth e përqark Tiranës, krejtësisht private. Për t’i ikur qytetit e për t’iu gëzuar natyrës. Në fillim me miqtë, pastaj u bë udhërrëfyesi i grupeve të vogla që njësoj si ai donin t’i largoheshin qytetërimit për të marrë prej qetësisë të së gjelbrës.

Afrimi, djali që i prezantoi botës, Kukësin!

Mirëpo, mbivendosja e guidave turistike që drejtoheshin të gjitha në të njëjtat destinacione, e zhvendosi në vendlindje, te Shtegu i Ngjyrave.

Afrimi, djali që i prezantoi botës, Kukësin!

Kukësi, me sytë dhe aparatin e inxhinierit të pasionuar pas natyrës, hyri në listën e vendeve më të bukura, të pazbuluara më parë. Kuajt e livadheve të Kukësit u bënë imazhi më i bukur natyror që qarkulloi për ditë të tëra në të gjitha mediumet virtuale. Aq sa, faqe ndërkombëtare me pamje të ngjashme, morën gjithashtu autorësinë e Afrimit sepse Kukësi, papritmas, morri pamjen e kuajve që vallëzonin gjelbërimit të natyrës ngado nëpër botë. “Jo të gjitha videot me kuaj i kam bërë unë”- tha Afrimi duke qeshur kur e gjente emrin e tij të bashkëlidhur në çdo fotografi kuajsh nëpër internet. Imazhet ishin kaq të bukura sa kishin fluturuar vetë. Përmes udhëtimeve të Afrimit, Kukësi u shndërrua në destinacion më tërheqës që njerëzit nuk e kishin njohur më parë.

Afrimi, djali që i prezantoi botës, Kukësin!
“Vendet që kanë qenë në vëmendjen time janë Parku Korab-Koritnik, duke përfshirë Malin e Korotnikut, Kanionin e Vanave, Ujëvarën e Belës, Reken e Shtrezes, Pyllin e Mështeknave në Novosej, Gurin e Mëngjesit në Shishtavec, Malin e Kallbakut, Shtegun e Ngjyrave dhe me pas Çajën apo dhe Kroin e Kuq dhe Gjallicën. Ky përbën aksin kryesor turistik të Kukësit. Më pëlqen dramaciteti që ato kanë, lugina përreth të cilave qëndrojnë stoike, si kulla, majat më të larta të alpeve. Në pranverë më pëlqen shumë edhe parku Korab-Koritnik sepse i ka më të lehta shëtitjet. Udhëtimet në alpe janë sfiduese nëse synimi është arritja e majave me të larta.”-tregon Afrimi.

Afrimi, djali që i prezantoi botës, Kukësin!

Një njeri i vetëm, për të promovuar bukuritë e vendit të tij, arriti që në pak kohë të ketë me vete grupe të tëra turistësh që shohin ato çfarë Afrimi zbuloi duke shëtitur për muaj të tërë.

Afrimi, djali që i prezantoi botës, Kukësin!
Shtegu i Ngjyrave

Gjurmët e këtij shtegu vijnë që nga lashtësia në kohën e krishtërimit. Mendohet se është një shteg 2400 vjeçar, i quajtur ”Scardus” nga Romakët, që në latinisht do thotë plot ngjyra, për shkak të luleve të shumta dhe peizazhit që krijohet në stinë të ndryshme. I pozicionuar në jug të maleve të Sharrit, mendohet që kjo hapësirë të jetë ndër kullotat alpine më të mëdha në Evropë.

Afrimi, djali që i prezantoi botës, Kukësin!

Ky shteg kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Afrimi, djali që i prezantoi botës, Kukësin!

Ekzistojnë disa shtigje lidhëse dhe pika dalëse që çojnë në zona të banuara, që shoqërohen me nivele të ndryshme vështirësie për ecje. Seksioni më i madh i shtegut, rreth 150 km, është në territorin shqiptar ku kalon nëpër Parkun e Natyrës Korab-Koritnik e njohur si një luginë alpine dhe habitat i shumë kafshëve të egra. Pamja që e rrethon është vërtetë magjike dhe për rreth 7 orë ecje ky shteg do t’ju lëri me gojë hapur. Sezoni i verës është dhe më i bukuri për ta vizituar pasi shumëllojshmëria e luleve të kësaj zone e kthejnë atë në një parajsë të vogël në tokë./ditare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *