• Thu. May 2nd, 2024

VIDEO/ Rrihet me grushte drejtori i një banke në Kukës, arrestohet 41-vjeçari nga Prishtina

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kukësit, pasi është denoncuar nga drejtori i një banke, se e ka goditur për shkak të detyrës.

Shtetasi nga Prishtina dyshohet se ka goditur disa herë me grushte brenda ambienteve të bankës, personin që e denoncoi dhe më pas është larguar.

Gjatë ndalimit, atij i janë sekuestruar mbi 16.000 euro, por edhe një mjet prerës.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi S. G., me detyrë drejtor i një banke në qytetin e Kukësit, se ishte goditur për shkak të detyrës nga një shtetas, në ambientin e punës, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Office”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në Prishtinë, i cili dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin S. G. dhe më pas është larguar nga banka.

Pas ndalimit nga Policia, gjatë kontrollin në automjetin e tij, janë gjetur 16 813 euro pa dokumentacion që tregon burimin e tyre, një mjet prerës (kosore), dokumente dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *