• Sat. Apr 27th, 2024

Sërish Kukësi nuk ka asnjë rast me koronavirus.

Kështu thotë raporti i Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas 2 rasteve të ditës së djeshme, sipas ministrisë së Shëndetësisë, Kukësi nuk ka asnjë rast të ri me Covid-19.

1 rast është në Has, ndërsa në Tropojë nuk ka raste.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 801 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 112 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

71 raste në Tiranë, 9 raste në Durrës, 5 raste në Elbasan, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, 3 raste në Fier, 2 raste në Berat, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Has, Lushnje, Gjirokastër, Vorë’, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *