• Sat. Apr 27th, 2024

Disa shkolla në Kukës nisin mësimin

Disa shkolla fillore në zonat rurale të bashkisë së Kukësit kanë hapur sot dyert për nxënësit.

Kjo për shkak për mungesës së internetit, nxënësit kanë mbetur prapa me programin mësimor.

Ata do të bëjnë mësim nëpër klasa deri në 14 shtator kur do të fillojë mësimi i rregullt. Drejtues të arsimit në Kukës tregojnë se janë rreth 60 nxënës në 9 shkolla fillore, kryesisht klasa e para dhe të dyta etj., të zonave të thella që gjatë kohës së karantinës nuk kanë zhvilluar asnjë temë të mësimit pasi nuk kanë patur mundësi teknike për këtë.

Me këta nxënës ka nisur procesi i mësimit për temat e munguara për të bërë të mundur vazhdimin normal të vitit të ri arsimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *