• Sat. May 11th, 2024

‘I forti me të fortin, or ti!’ Gjici: Do ta kalojmë Wolfsburgun

Safet Gjici e ka marrë me sportivitet, por edhe me optimizëm rezultatin e shortit, me goglat  që i rezervuan ekipit të tij kundërshtarin më të fortë të mundshëm, Wolfsburgun.

‘Do ta kalojmë Wolfsburgun. I forti me të fortin or ti’, tha fillimisht duke qeshur presidenti i Kukësit.

‘Kuptohet që shorti është i vështirë. Por në futboll nuk ka asgjë të pamundur. Nuk e dimë gjendjen e ekipit të Wolfsburgut. Është mbi të gjitha ekip gjerman.

Kukësi duhet ta vlerësojë. Nuk ka asgjë të lehtë. Kam bindje dhe besim që stafi dhe lojtarët do ta marrin seriozisht dhe pse jo të kualifikohemi.’

Kukësi, i plotësuar: Ekipi është i plotësuar tashmë. Themi që 1-2 afrime cilësore mund të bëhen, që repartet të jenë plotësuar. Besoj që këto ditë do të behet e ditur 1 ose 2 lojtarë që të bëjnë diferencën.

Ekipi i Kukësit është i formuar dhe e ka stofin e duhur. Besoj që me kalimin e ditëve, duhen 2-3 javë kohë që lojtarët të vijnë shumë mirë me pjesën tjetër. Disa lojtarë kanë pasur probleme për shkak të pandemisë’.

Ndeshja ndaj Wolfsburgut: Favori është që luajmë brenda, por edhe Crvena Zvezda ishte ekipi i mirë, por Tirana e meritonte kualifikimin. Dihet çfarë vlera ka Wolfsburgu, por edhe ne kemi vlerat tona, në fushë luajmë 11 kundër 11.

Bonuse? Do ketë, por do ta shikojmë si do sillen në fushë. Ekipit nuk i kanë munguar premiot asnjëherë.

E rëndësishme është që të luajmë futboll dhe të japim maksimumin. Duhet vlerësuar ekipi i Wolfsburgut. Trajner Gega e ka në dorë të ndërtojë formacionin. E rëndësishme është të përqendrohemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *