• Sat. Apr 27th, 2024

Dr. Hamit Noka, një shkencëtar kuksian-Nga Sulejman Dida

Nji kafe me dr.Hamit Noka

Asht i vlerësuem nga rrethet shkencore në Bruksel, Berlin etj., trajtohet si bej apsolut në Turqi, me botimet shkencore njihet si kompetent i rrallë në Tiranë, vetëm në vendlindjen e vet vlerësohet ma pak.

Tue pi kafe me të, nuk i shmangesh dot trajtimit të temave që lidhen me mbijetesën e arbnorve (shqiptarëve, siç e quejmë veten tonë, sepse para do kohësh e pyetëm udhëtarin: a na tregon kush jemi na, e ai kish thanë, ju jeni shqiptarë).

Në tansi asht kritik për vonesat tona, për mosorganizimin e kombit në nji shtet e kështu me radhë deri te lehtësia me të cilën udhëheqësit udhëhupëm (sepse kështu do ti cilësojë historia kur ka me ra fjala për kombet e mëdhenj në zhdukje), pra lehtësia me cilën udhë-heqësit bajnë pazare në dam të komunitetit, në dam të shtetit e të kombit.

Humbja ka nis qysh me skënderbeun, i them, dmth me vdekjen skënderbeut, u konkretizue si shfarosje dhe genocid gjate dyqind viteve të fundit, e, tash po rikthehet koha e shqiptarëve.

A edhe ti beson në këto ide?, tha doktori Noka dhe, mbasi bani nji përshkrim të platformave serbe për shfarosësjen e shqiptarëve, të cilat në të vërtetë ne i njohim, qiti e foli:

– A kemi ne shqiptarët nji platfromë mbijetese?
– Jo, besoj se jo, por…
– S’ka por, ktu. Përmende dyqind vjetët e fundit, jam dakort, por edhe dy vitet e fundit po ti analizojmë, ne dalim humbës të pashembullt, dhe e di?, humbjet nuk do të ndalen derisa në krye të vijnë djem idealistë, të pa kapun.

Po ta kujtoj pazarin që bani Kosova me Malin e Zi, se medemek do të kosovarët marrin viza. Kjo ishte flagrante edhe sikur të merrnin viza, ndërsa tash së fundi u turrën vampiret ballkanikë me gërshanë në duer mbi hartën e Kosovës dhe të shqipnisë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *