Dy tropojanë nën hetim, u gjenden ca fidanë kanabis në fshat

Policia e Tropojës njofton se nga kontrollet e realizuara në sipërfaqeve të pyllëzuara, kryesisht në fshatin Salcë, ka zbuluar fidanë të dyshuar kanabis dhe fara kanabis të kultivuara në kubikë.

Sipas policisë kryeplaku i këtij fshati me inicialet M. D., dhe inspektori për Pyjet dhe Mjedisit në Bashkinë e Tropojës me inicialet A. Q., janë proceduar penalisht për veprat penale ‘Moskallëzimi i krimit’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Ndërkohë aksioni i policisë vijon për identifikimin e  personave të tjerë të dyshuar në përfshirjen e këtij aktiviteti kriminal.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tropojës:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Kontrollet po zhvillohen në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në territor, në fshatin Salcë, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis dhe fara kanabis të kultivuara në kubikë.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale ‘Moskallëzimi i krimit’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, shtetasi M. D., banues në fshatin Salcë, me detyrë kryeplak i fshatit Salcë dhe shtetasi A. Q., banues në fshatin Tetaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Bashkinë Tropojë.

Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Në qarkun e Kukësit do të vijojnë intensivisht kontrollet në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, autoritetet vendore dhe Policinë Kufitare, të ngarkuara ligjërisht për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dibër/ Policia mbyll dy punishte që prodhonin jufka

Fri Jun 18 , 2021
Janë bllokuar nga policia e Dibrës  dy punishte që përdoreshin për prodhimi ushqimi, procedohen penalisht 2 pronarët. Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar Ushqimor, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa punishte   […]