• Sat. Apr 27th, 2024

Emri Vata kandidati i opozitës për Bashkinë e Kukësit

Emri Vata eshte zgjedhur kandidat i opozites ne zgjedhjet e 24 shtatorit per Bashkine e Kukesit.

Ai doli fitues ne primaret e zhvilluara diten e sotme.

Njoftim per shtyp

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ndoqi sot, e diel, 27 gusht 2023, Primaret në PD Kukës per te zgjedhur kandidatin per zgjedhjet e pjesshme per Bashkine Kukes.

Kandidatë në Primare ishin:
1- Ardian Sokol Elezi
2- Emri Haxhi Vata
3- Gëzim Beqir Shehu
4- Uran Rakip Cengu
5- Ylber Haxhi Zeneli

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.

Pas numerimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numurimit, fitues u shpall: z. Emri Vata.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kandidatit në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *