• Fri. Apr 26th, 2024

FOTO/ Forcat e FSK dhe vullnetarë nga Shqipëria e Kosova, pastrojnë bregun e Drinit të Bardhë

Dhjetëra pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë nga Shqipëria dhe Kosova kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e bregut të lumit Drin në Vërmicë.

Aksioni i pastrimit është bërë në dy ditë, 25 dhe 26 qershor, ndërsa janë pastruar qindra metra hapësira.

Mbeturina të ndryshme, nga letra, tek plastika dhe lloje të tjera janë mbledhur nga të pranishmit në aksion.

Në fund mbeturinat janë transportuar për në vendin e caktuar me makinat e FSK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *