
Kopshti në lagjen 5 në qytetin e Kukësit ka mbetur pa ngrohje.
Të ndodhur në këtë situatë, edukatoret kanë vendosur që të presin pemët për të ngrohur vogëlushët.
Denoncimin e ka bërë kreu i PD-së së Kukësit, Arif Rexhmati.
Reagimi i Arif Rexhmatit:
Ne kopshtin dhe çerdhen e lagjes 5 Kukes!
Denoncim i trefishte nga qytetaret:
- Prerje e paligjshme e pemeve ne lulishtet afer kopshtit!
- Perdorimi i tyre per ngrohje pasi ‘qeverisja’ e Safetit nuk ka fonde per dru zjarri se po i harxhon per fushate!
- Perdorimi i stafit edukativo – mesimor per ‘dru me pre’ sepse fondet i ka bere rrush e kumbulla Safeti!