
Nga Naim Palushi
Tre urat e famshme përgjatë lumit Drin
Sipas radhës në foto:
- Ura e Vezirit mbi shtratin e Drinit të bashkuem.
Ma e madhja prej tri urave.
Ndoshta nji prej mrekullive shqiptare.
Ndërtuar prej Hyderdi Pashës në shek.XVII.
U shemb prej shkijeve 1915.
- Ura e Nërmjeme (e mesit, e dyta në rradhë), mbi shtratin e Drinit të Bardhë.
Përndryshe asht quajt Ura e Brrutit.
Ndërtuar prej Bushatlinjve të Shkodrës në shek.XVII.
Edhe kjo jashtëzakonisht e bukur.
Në vitin 1941 u shemb harku kryesor prej italianëve në luftë me forcat e mbretnisë jugosllave.
- Ura e Kullës Lumës.
Kjo e fundit e ndërtuar nga Sinan Pashë Topojani në fundin e rrjedhës së lumit Luma, aty ku bashkohet me Drinin e Bardhë.
Përndryshe asht quajt Ura e Djallit.
Edhe kjo shemb prej shkijeve 1915.
P.S.
Shpesh njerëzit ngatërrojnë Urën e Ndërmjeme (të Brrutit) me Urën e Vezirit.
Janë dy ura të ngjashme por e Vezirit asht shumë ma e gjatë dhe ma e naltë dhe ma me shumë harqe.