• Fri. Apr 26th, 2024

FOTO/ Ura e re izolon qytetin, në Kukës zhvillohet një tryezë e gjerë bashkëbisedimi

Shqetësim i ligjshëm, problem që kërkon zgjidhje, hyrja dhe dalja nga Ura e Drinit të Zi për në qytetin e Kukësit!

Qendra Për Progres Rinor në Kukës, ka organizuar sot një tryezë të gjerë diskutimesh.

‘Sot, në një takim me Inxhinierë, drejtues të Institucioneve Vendore, anëtarë të Këshillit Bashkiak Kukës, aktivistë dhe qytetarë, u dakordësuam për nevojën emergjente të qartësimit të situatës së hyrje-daljeve në qytetin e Kukësit.

Sigurimi i hyrjes dhe daljes nga Ura e Drinit të Zi është i domosdoshme dhe shumë i rëndësishme për të gjithë komunitetin e Kukësit!

Jemi në pritje të reagimit nga ARRSH dhe kompania koncensionare!

Mos krijimi i kushteve për hyrje dhe dalje në Kukës nga Ura e Drinit të Zi është shkelje e drejtpërdrejtë e interesave të qytetarëve të Kukësit për sot dhe për të ardhmen!’, shkruhet në faqen e Facebook të shoqatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *