• Sun. Apr 28th, 2024

Gazeta ‘Blick’: Zviceranët u shpëtuan në Kukës nga kosovarët, Balla shkoi të merrte meritat

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (SHKSHMK) arriti të shpëtojë dy turistë zviceranë, të cilët mbetën të bllokuar në rajonin e Çajës në Kukës.

Lajmi bëri shumë bujë edhe në mediat zvicerane, të cilat shkruajnë se çifti zviceran u shpëtua falë ndërhyrjes së ekspertëve kosovarë.

Sipas gazetës më të madhe zvicerane, Blick, turistët zviceranë ishin goditur nga një ortek dhe mbetën të bllokuar.

Një zëdhënës i SHKSHMK, Kushtrim Susuri tha se më pas zviceranët u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë me një helikopter të KFOR-it.

I gjithë operacioni i komplikuar zgjati 15 orë.

Por edhe pse kosovarët shpëtuan çiftin zviceran, meritat nxitoi t’i merrte ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla.

Gazeta shkruan se ai vizitoi çiftin zviceran në spital, prej nga vlerësoi operacionin e suksesshëm të shpëtimit.

Balla tha se gjithkush duhet të ketë besim te shqiptarët dhe besa e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *