Gazetari Artan Hoxha nga Qafa e Kolesjanit: Nderim për Lumjanët që ndalën serbët në 1912

Nese ka permendore, ne jug apo veri te Shqiperise, ato qe duhet te kujdesemi me shume dhe t’i perkujtojme me shpesh, jane ato qe perjetesojne betejat apo masakrat me armiqte tane natyrale, greket dhe serbet, qe kane dashur per shekuj me radhe, te na fshijne nga faqja e dheut…

Nderim, krenari dhe perulje, per deshmoret dhe burrat trima te krahines se Lumes, Dibres dhe gjithe veriut te Shqiperise, qe 109 vite me pare shpartalluan ne Qafen e Kolesjanit, 6 batalione te armates se trete te ushtrise serbe…

Ne kete vend, te lare me gjakun e deshmoreve te kombit, u ndal endrra serbe per pushtim te Shqiperise dhe sigurimin e nje dalje ne detin Adriatik.

Vetem dy jave perpara shpalljes se pavarsise se Shqiperise, per 4 dite me radhe, nga 15 nentori deri me 18 nentor 1912, u zhvillua nje nga betejat me te medha mes ushtrise serbe dhe trupave shqiptare..

Ndersa baballaret e kombit po nxitonin ta shpallnin sa me pare pavarsine e Shqiperise, ne nentorin e 1912-es, armiqte tane natyrore, serbet, e kishin leshuar ushtrine tyre te masakronte shqiptaret, te vriste qe ne djep shtetin e ri qe ishte duke lindur dhe te fshinte nga faqja e dheut emrin Shqiperi.

Ushtria serbe kishte pushtuar Kosoven deri ne Shkup dhe ne Prizren.

Pas pushtimit te Prizrenit, Armata e trete e ushtrise serbe, i ndau trupat e saj ne dy drejtime.

Dy kolona te saj do te marrshonin ne drejtim te Mjedes dhe Lezhes, per ta mbyllur Shqiperine ne pjesen veri-perendimore te saj.

Ndersa 6 batalione me 6500 trupa, te armatosura rende moren detyre te pushtonin pjesen veri-lindore te Shqiperise, ne drejtimin Kukes-Lume-Diber. Duke ua marre krahet forcave shqiptare, trupat serbe shpresonin qe ta pushtonin Shqiperine, deri ne zemer te saj, ne rrjedhen e lumit Shkumbin, duke pushtuar Durresin dhe siguruar daljen ne Adriatik.

Qendresa epike e trupave shqiptare ne Qafen e Kolesjanit, beri qe ushtria serbe te terhiqet me humbje te medha, ne disa mijera te vrare, pas nje beteje te pergjakshme, ndersa luftetaret shqiptare u vune ne ndjekje te saj…

????????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *