Gjeneral Brigade Arben Kingji/ Një kuksian në krye të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Arben Kingji me origjinë nga zona e Shishtavecit të Kukësit ka marrë pak ditë më parë detyrën si Shef i i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi emërimin e Gjeneral Brigade Arben  Kingjit, i cili mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më tani Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Ëinsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.

Me propozim të Kryeministrit Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj do të dekretonte Gjeneral brigade Arben Kingjin në këtë detyrë.

Gjeneral Brigade Arben Kingji zëvendëson në këtë detyrë Bajram Begajn, i cili u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *