
Para 15 vitesh edhe mund ta pranoja plotësimin e kaskadës së Drinit me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës!
Por sot me avancimin në teknologjinë e energjisë diellore dhe akumulatorëve modernë të baterive të Lithiumit shto këtu edhe energjinë nga era do ishte absolutisht kriminale futja nën ujë e çdo metri katror toke shqiptare!
Jemi një vend i vogël me sipërfaqe shumë të kufizuar të tokës bujqësore edhe ashtu të keqpërdorur dhe keqmenaxhuar nga një tranzicion harbut e anarshist!
Jetojmë në një kohë të ndryshimeve drastike klimatike dhe rritjes së popullsisë globale ku nevojat për ushqim në rang botëror vetëm do rriten.
Skavica nuk është çeshtje lokale, vetëm e dibranëve që preken drejtpërdrejt nga kjo monstër por është çeshtje e të gjithë shqiptarëve.
NDALOJENI KËTË MONSTËR!
Nga viti 2012 e këtej janë ndërtuar dhjetëra hidrocentrale të vegjël anembanë Shqipërisë që kanë gati dyfishuar prodhimin kombëtar të energjisë elektrike por kjo NUK ka rezultuar në uljen e çmimit tek konsumatori apo mbushjen e arkës së shtetit!
Përkundrazi, kjo përveçse ka patur pasoja katastrofale në shkatërrimin e ekosistemeve, turizmit dhe burimeve ujore, ka mbushur xhepat dhe llogaritë bankare të përfituesve tē ndërmjetëm që po i bëjnë gjëmen vendit.
Dibranë e jo dibranë, të majtë e të djathtë bëhuni bashkë e ndalojeni mafien rilindase të mos e avancojë këtë projekt korruptiv, shkatërrimtar!
Bejini presion politikës të liberalizojë tregun e energjisë diellore.
JO SKAVICËS, Jo Projekteve shkatërruese!
PS: Mos harroni se pa rrëzuar rilindjen do jetë e pamundur të ndalohet rrënimi dhe zhbërja e Shqipërisë.
©️MilaimNela
Britani e Madhe, 31.07.2022