Aksident në Kukës, përmbyset kamioni me pllaka, plagoset shoferi

Një ditë pasi një bot me gaz u përmbys në aksin Milot-Rubik, mbrëmjen e sotme një tjetër kamion mallrash me kontenier (pllaka ngarkesë) me targa AA 782 UB është përmbysur në autostradën e Kombit në aksin Kukës-Morinë. Kamioni po shkonte në Kosovë.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit rreth 64 vjeç i cili është transportuar në urgjencë në spitalin e Kukësit.

Forcat zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje. Për shkak të aksidentit është devijuar kalimi nga ura 6 metroshe.

Policia e Kukësit/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Kalimash-Morinë, shtetasi S. G., duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë kamioni është përmbysur.

Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi S. G., banues në Tiranë, i cili po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *