Hiqen kontrollet në doganën e Morinit

Duke filluar nga 1 qershori deri më 30 shtator të gjithë qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria do të kalojnë në kufijtë e dy vendeve pa pengesa.

Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së përbashkët e të dy qeverive.

“Prej 1 qershorit deri më 30 shtator, për çdo fundjavë, në kufijtë tonë, qytetarët do të kalojnë pa qenë nevoja të kontrollohen”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Ndërsa, ministri Xhelal Sveçla tha Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

“Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, qoftë në luftimin e veprimeve ilegale. Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen që deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtë të kufirit”, tha Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *