• Wed. May 1st, 2024

HISTORIA/ 16 vite nga vrasja në Greqi për flamur, e kuksianit Gramoz Palushi

Kanë kaluar 16 vjet nga vrasja barbare e Gramoz Palushit, tifozit shqiptar, të cilit i morën jetën në rrugicat e shtetit grek vetëm e vetëm pse mbajti flamurin kombëtar në dorë.

Ai u sulmua dhe u ther nga një grek (me banim ne Ccikago) për faktin se po festonte fitoren e kombëtares shqiptare të futbollit ndaj asaj greke.

Në ishullin Zakinthos, 20-vjeçari shqiptar Gramoz Palushi kishte dalë të festonte, por u godit për vdekje me thikë nga 22-vjeçari greko-amerikan Panajotis Kladhis.

Vrasësi Kladis u dënua me 22 vjet burg nga Gjykata greke.

Palushi u nderua si hero në Shqipëri, ndërkohë që edhe disa nga lojtarë të kombëtares shqiptare shkuan për ngushëllim në familjen e tij.

Edhe pse kanë kaluar 16 vite, 4 shtatori i 2004 nuk do harrohet kurrë për këtë ngjarje të rëndë, por edhe për fitoren e Shqipërisë.

Edvin Murati dhe Adrian Aliaj u bënë heronj kombëtarë në zemrat e gjithë shqiptarëve kudo në botë, teksa me golat e tyre të shkëlqyer bënë që Shqipëria të gjunjëzonte Greqinë. Shqipëria kundër Greqisë ishte një sfidë e shumëfishtë, që dilte jashtë planit sportiv.

Kunjave midis dy vendeve iu shtua edhe armiqësia e shpallur midis dy trajnerëve gjermanë, Hans Peter Brigelit të Shqipërisë dhe Oto Rehagelit të Greqisë.

Ky i fundit, vetëm dy muaj më parë, e kishte udhëhequr kombëtaren helene drejt një mrekullie të pabesueshme, titullit kampion Evropë në Euro 2004, zhvilluar në Portugali. Greqia doli e pamposhtur në dy përballje me Portugalinë, me Spanjën, Francën e Çekinë, por u gjunjëzua pikërisht atje ku ndoshta do ta dëshironte më pak, në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ të Shqipërisë.

Humbja ishte një poshtërim i vërtetë për tifozerinë greke, e cila u irritua edhe më tepër nga festa e emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët dolën rrugëve me flamujt kuqezi, duke brohoritur për triumfin, pa e ditur fundin e hidhur të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *