• Fri. Apr 26th, 2024

Humbja e 4-të radhazi e Kukësit, këtë herë përballë Vllaznisë

Kukësi ka shënuar humbjen e radhës, këtë herë ndaj shkodranëve të Vllaznisë.

Ndeshja që luhej në Elbasan Arena ka përfunduar 1 me 0 për shkodranët.

Kjo ishte ndeshje e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë Superiore.

Në 45 minutat e para skuadrat u treguan mjaft të kujdesshme, duke mos prodhuar shumë raste shënimi.

Ndërsa në pjesën e dytë, ekipet u futën vrullshëm në fushë, duke tentuar disa herë portën kundërshtare.

Goli për shkodranët do të vinte në minutën e 58-të të takimit.

Ishte sulmuesi Arlind Kalaja, ai që me golin e tij i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së Brdariç, duke zhytur kështu në krizë të thellë rezultatesh Kukësin.

Për verilindorët e Hallaçit kjo ishte humbja e katërt radhazi në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa për shkodranët kjo ishte fitorja e 10 në kampionat, duke marshuar në rrugën drejt titullit kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *