• Sat. Apr 27th, 2024

Skënder Gega ka vendosur të ndërpresë kontratën me Kukësin.

Pas humbjes me Partizanin me rezultatin 4 me 1, Gega ka vendosur të largohet.

Njoftim i Klubit të Kukësit:

Futboll Klub Kukësi njofton se për shkak të rezultateve të fundit, trajneri Skënder Gega ka vendosur të jap dorëheqjen.

Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti i nderit Safet Gjici. Pas ndeshjes, trajneri ka takuar skuadrën dhe stafin teknik për t’u përshëndetur.

Klubi e falënderon Gegën për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në të ardhmen. Trajneri Gega ka shpjeguar arsyet e largimit nëpërmjet këtij mesazhi:

‘Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit.

Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit.

I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë për vendimin tim aspak të lehtë.

JU LUTEM NUK KA VEND PËR ALUDIME !

Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetësit e Kukësit.

Për mua ishte kënaqësi dhe eksperiencë shumë e mirë pavarësisht me vështirësite e fillimit.

Jam i sigurt që Kukesi do të shkojë atje ku e meriton sepse është një grup shumë i mirë lojtarësh dhe ka mbështetje të madhe nga të gjithë tifozët e mrekullueshëm.

Ju falënderoj të gjithëve për respektin dhe mbështetjen tuaj.

Ju uroj të gjithëve shëndet dhe suksese.

Me respekt

Skender Gega

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *