• Sat. Apr 27th, 2024

I riu nga Hasi: Pagova 5 mijë euro për të shkuar në Angli, isha i pashpresë

5000 euro për arritur me gomone në Angli. Kjo është pagesa që kërkohet nga trafikantët në ngushticën që lidh Francën me ishullin britanik.

Një i ri nga Hasi thotë se vendi ku u rrit nuk i garantoi jetesën dhe shpresën për të ardhmen.

“Jam nga Hasi, aty s’ka as punë asgjë. Jetoja me një asistencë 50 mijë lekë të vjetra. Kam shkuar në Francë ku jam lidhur me disa shqiptarë.

Kam paguar 5 mijë euro që i kam marrë borxh për t’u futur në Angli”, tregon ai.

I riu rrëfen rrugën e vështirë në det të hapur për të mbërritur në vendin e lakmuar teksa tregon se në gomone ishin rreth 40 emigrantë mes të cilëve edhe minorenë 13-15 vjeç.

“Në gomone kishte shumë shqiptarë, ishim 40 veta afërsisht. Pati shumë rrezik, u detyruam të marrim në telefon policinë angleze. Ata erdhën, na futën brenda se kishim ngrirë nga i ftohti, na dhënë për të ngrënë, na morën shenjat e gishtave.

U mbush kampi plot, s’kishte vend dhe na lanë në stacion treni”, rrëfeu i riu nga Hasi për Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *