
Ky vend është i shenjtë për besimtarët e Tarikatit Halveti.
Në fshatin Çaje të Kukësit ndodhet tyrbja e Sheh Ali Çoban Baba e konsideruar ndër më të vjetrat dhe rëndësishmet në Ballkan.
Objekti i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, ku inaugurimi bëri bashkë përfaqësues të klerit, besimtarë e drejtues vendorë.
Konsiderohet simbol i bashkimit të shqiptarëve për fe e atdhe.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj kishte dërguar përshëndetjen e tij për besimtarët në pamundësi për të qenë me ta u lexua nga Azgan Haklaj.
Azgan Haklaj: I shprehim mirënjohje sheh Rustemit, vazhduesit të besimit te zoti dhe gjithë shehlerëve që me mesazhet e tyre na përcjellin paqen.
Ndërsa drejtuesit e qarkut e Bashkisë Kukës theksuan harmoninë fetare
Zenel Kuçana: Sa më shumë njerëz që besojnë, aq më e fortë është shoqëria jonë.
Në këtë tyrbe ka mësuar edhe Dervish Luzha, kleriku e patrioti i dekoruar ‘Nder i Kombit’.