• Sat. May 11th, 2024

Kapet në Kukës i riu, kërkohej në gjithë Europën

Jan 10, 2021

Policia e Kukësit ka arrestuar një 25-vjeçar maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë i riu R. M., banues në Shkup, pasi Austria ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij për vjedhje me armë.

Njoftimi i policisë:

Policia në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria. Arrestimi provizor i 25-vjeçarit, me qëllim ekstradimi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit R.M., 25 vjeç, banues në Shkup.

Shtetasi R.M., u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Gjykata e Vjenës, Austri, me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Vjedhje me armë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *