• Mon. Apr 29th, 2024

Kastrioti mund Kukësin

Apr 24, 2023

Kastrioti rikthehet te fitorja pas dy takimesh në kampionat.

Krutanët mundën në “Elbasan Arena” Kukësin me rezultatin 1-0. Kjo është fitorja e dytë e Kastriotit në pesë sfidat e fundit dhe e shtata në këtë sezon. Ndërkohë që verilindorët kanë pesë sfida radhazi pa triumfuar në Superiore.

Kukësi e nisi me vrull takimin dhe iu afrua golit dy herë. Në minutën e 11’, Delime-Djaç e Basha në të 14 goditën shtyllën. Por në minutën e 28’, ishte Santiago Selmani që kaloi krutanët në avantazh në rastin e parë të ekipit në portën kundërshtare.

Sfida në vazhdim u bë e luftuar. Verilindorët kërkuan golin e barazimit, por nuk arritën që të thyenin prapavijën krutane.

Kastrioti shkon në kuotën e 31 pikëve në renditje pas 30 javëve të luajtura në kampionat në vend të fundit. Ndërsa Kukësi ka pesë pikë më shumë në renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *