• Mon. Apr 29th, 2024

Kastrioti fundos Kukësin, ndizet lufta për mbijetesë

“Kastrioti” ka arritur një fitore shprese në betejën e mbijetesës për në superior, ndaj “Kukësit” i cili kthehet zyrtarisht në zonën e ftohtë të rënies nga kategorie.

Krutanët i’u falën një goli të Santiago Selmani në minutën e 28’ të pjesës së parë. 21 vjeçari arriti të fitonte betejën në ajër me mbrojtjen verilindore, duke adresuar me kokë në rrjetë topin e harkuar nga këndorja nga Xhulio Mehmeti.

Pas këtij rasti, ishin të mysafirët që rritën presionin në zonën e Kastritotit, por pa sukses. Skuadra e trajnerit Çela e menaxhoi  mjaft mirë avantazhin, duke siguruar  tre pikë të rëndësishëm për të pasur ende në jetë shpresat për një mbijetesë në minutën e fundit.

‘Kastrioti” pas javës së 30- të të super ligës ndodhet në vend të fundit me 31 pikë, 2 më pak se “Bylisi”, që luan në ora 18:00 ndeshjen e fundit të kësaj jave përballë “Partizanit” në kryeqytet.

Ndërkohë “Kukësi” ndodhet në zonën “Play off” me 36 pikë.  Java e 30 përfundoi me sfidën Partizani-Bylis, e mbyllur me fitoren  2-1 të të kuqve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *