• Mon. Apr 29th, 2024

Kryeprokurori i Kukësit u filmua duke marrë para në mes të lokalit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i prokurorit të Kukësit Edmond Karriqi gjatë ditës së djeshme në Kavajë.

Mësohet se prokurori është filmuar duke marrë para në tavolinë nga vëllai i një personi nën hetim për trafik droge.

Shuma e parave që dyshohet rreth 2 mijë euro është marrë në Kavajë, në ambientet e një lokali.

Sipas burimeve vlerat monetare Karriqi i ka marr në Kavajë dhe burime thanë se ka prova gjatë vëzhgimeve, si foto e video për dorëzimin e vlerave monetare.

Fillimisht kanë qenë disa biseda të familjarëve të hetuar nga prokurori, indicie për nisjen e hetimit dhe pas shtrirjes së përgjimeve dhe vëzhgimeve është provuar rasti i korrupsionit, ku për një masë sigurimi prokurori Edmond Karriqi ka marr 2 mijë euro.

Ndërkohë dyshohet edhe për raste tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *