• Fri. Apr 26th, 2024

Kryeprokurorja e Kukësit kallëzon penalisht 3 anëtarët e KPK

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, Genta Bungo, dhe anëtarët Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj.

Në kallëzimin penal anëtarët e KPK akuzohen për shpërdorim detyre. Mësohet se Rita Gjati i akuzon se ata nuk kanë marrë në shqyrtim disa fakte që ajo ua kishte paraqitur me dokumente.

‘Nga shqyrtimi i raportit të rezultateve të hetimit të kryera nga KPK për tre kriteret, atë pasuror, profesional dhe të figurës, si dhe provat, të cilat KPK u ishte referuar në nxjerrjen e rezultateve, konstatova se nga ana e KPK nuk ishin administruar në hetimin administrativ shumë të dhëna e dokumente zyrtare, të cilat ishin dërguar nga ana ime dhe ndikonin drejtpërdrejt në rezultatet e hetimit dhe ishin depozituar nga ana ime si subjekt rivlerësimi’, thuhet në kallëzimin penal të Gjatit.

Prokurorja e komanduar në rolin e drejtueses në verilindje të vendit, pretendon se njëri nga anëtarët nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur është refuzuar kërkesa e saj për marrjen në konsideratë të dokumenteve shtesë në kuadër të procesit të verifikimit që po kryhet kundrejt figurës së saj në tre shtylla e vettingut.

‘Gjithashtu konstatoj se vendimi i KPK për marrje të provave është marrë në rrthana të dyshimta. Kjo sepse jam informuar nga avokati i  ka paisur me prokurë të posacme se një person i panjur më datën 5 mars 2021 i ka dorëzuar një zarf brenda të cilës ka qenë një fotokopje e asistemit TIMS ku provohet që një nga anëtarët e trupës gjykuese që ditën kur është marrë ky vendim nuk kanë qenë prezent 3 anëtarë të trupës gjykuese që ditën kur është marrë ky vendim nuk kanë qenë prezent 3 anëtarët e komisionit.

Ky është një verifikim i lehtë në sistemin tims ku mjafton të largohet nga prokuroria Genta Bungo Lulëzim Hamitaj e Alma Faskaj dhe konstatohet që ka patur mosprezencë të anëtarëve të Komisionit në këtë vendimmarrje’, thuhet në kallëzim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *