• Fri. Apr 26th, 2024

Nga Petrit Palushi

(Selime Halil Bogdani, bashkëshortja e klerikut të njoftun Sheh Ali Bogdani)

Sheh Ali Bogdani e njohu në Adana të Turqisë, u martuan dhe në vitin 1925 erdhën në Bicaj. Thonë se qe grua zonjë, në kuptimin më të plotë të fjalës, derdhte dritë e mirësi prej shpirti.

Në ditën e festës nacionale të Turqisë vishej me tesha të kuqe, në nderim të festës.

Nuk e thirrnin me emnin e saj, Selime, por Anadolle. Ka vdekë në vitin 1975.

N’anën tjetër, bashkëshorti i saj Sheh Ali Bogdani, qe si me thënë, personifikimi i naltësisë njerëzore.

Sipas Prof. Ramadan Sokoli:

‘Sheh Ali Bogdani mendjen e rrezatonte vetëm në heshtje. Rrethanat e jetës më kanë sjellë përpara njerëz të zgjedhur dhe të rrallë për mua, të cilët natyrisht e kanë pasurur botën time, flas për botën time shpirtërore.

Një ndër këta njerëz të rrallë ishte edhe Sheh Ali Bogdani. Sheh Ali Bogdani më tërhoq në radhë të parë me pamjen e jashtme.

Kishte diçka prej atyre hierarëve të Biblës, domethënë ishte krejt i zbardhur, mjekërbardhë’

(Një intervistë e v. 1997, dhënë autorit të këtyre radhëve’)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *