• Fri. Apr 26th, 2024

Kukësi fiton pas 6 javësh me humbje

Në 13:00 në “Kukës Arena” u zhvillua ndeshja e parë, aty ku Kukësi vendas fitoi 1-0 me Laçin dhe ia del që pas gashtë javësh të marrë fitoren e parë.

Një gol i kapitenit Gjelbrim Taipi në minutën e 33 vendosi ndeshjen, me verilindorët që lënë vendin e fundit të klasifikimit.

Ndeshja në Kukës nisi e luftuar nga dy skuadrat, me arbitrin Juxhin Xhaja që në pjesën e parë akordon tre kartona të verdhë, kjo për shkak të lojës së fortë.

Do duhej minuta e 33 që Xhaja të akordonte për Kukësin një goditje dënimi në hyrje të zonës dhe në pozicion të prirët.

Goditja e Gjelbrim Taipit nuk mundi të ndalej nga Dajsinani, me sferën që përfundoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë si Hallaçi dhe Gentian Mezani bënë ndërhyrje te dy skuadrat, me golin e Taipit që në fund rezultoi deçiziv.

Me këtë fitore Kukësi shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e 8-të, duke lënë Bylisin dhe Teutën pas. Laçi me 20 pikë qëndron në vendin e pestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *