• Mon. Apr 29th, 2024

Kukësi ka aeroport, por s’ka një rreth rrotullim në qytet që të lehtësonte qarkullimin-Shkruan Armend Elezi

Shkruan Armend Elezi

Kukësi ka aeroport, por s’ka një rreth rrotullim në qytet që do të lehtësonte qarkullimin.

Qarkullim në qytet sot është kthyer në një gangrenë dhe tmerr për shoferët (flas për ata që dalin për punë).

Lloj, lloj kamkumi ka hypë sot në makinë, por përveç kësaj shtimi i makinave ndër vite ka sjellë në një situatë kaotike që duhet ndërhyrje se s’bën nga institucionet përgjegjëse.

Kryqëzimi te Sahati dhe rruga pazarit është tepër, tepër e rënduar, pa anashkaluar dhe rrugët e tjera.

Disa rrethrrotullime ose pse jo dhe semafor (jo me tenderime klienteliste për qëllime vjedhje) dhe një plan masash nga policia rrugore për kulturimin e shoferëve injorantë, ndoshta do e ndryshonin shumë këtë situatë kaotike në qytet dhe që pritet të rëndohet akoma më shumë në ditët e fundvitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *