• Wed. May 8th, 2024

Kukësi në foto/ Fototeka e çiftit Dokle i bashkohet Muzeut ‘Marubi’

Familja Dokle i ka dhuruar Muzeut ‘Marubi’, fototekën e tyre.

Bëhet fjalë për më shumë se 20 mijë filma të realizuar në 50 vite nga çifti Safet dhe Gjylzade Dokle.

Aktin e dhurimit e ka bërë të ditur Namik Dokle, me një reagim në Facebook.

‘Sot, në ministrinë e kulturës, u zhvillua ceremonia e dhurimit të fototekës ‘Dokle’ muzeut kombëtar të fotografisë ‘MARUBI’.

Është fjala për më shumë se 20.000 filma të realizuar gjatë 50 vjetve, nga Safet e Gjylzade Dokle, në të cilët perfshihet gjithë jeta shoqërore, kulturore, artistike dhe ekonomoike, kultura shpirtërore dhe materiale e Kukësit.

Një punë e jashtëzakonshme dhe pasionante, që u vlerësua shumë nga ministrja Elva Margariti dhe drejtori i muzeut ‘MARUBI’, Luçian Bedeni.

Mirënjohje djalit të dy fotografëve, Ramadan Dokle, që e ruajti me kujdes e dashuri ketë fototekë të jashtëzakonshme!’, shkruan Namik Dokle në Facebook.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *