• Fri. Apr 26th, 2024

Kukësi përballet me Laçin, Hallaçi grumbullon 3 talente të reja

Ekipi i Kukësit ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen ndaj Laçit.

Në kompleksin ‘Football Republic’, skuadra ka zhvilluar stërvitjen e fundit me Rraman Hallaçin para ndeshjes së javës së katërt, ku veç trajnerit Gega, mungesa janë edhe ato të Cooper dhe Hetemaj që ndodhen në karantinë, por fatmirësisht pa shqetësime.

Për ndeshjen ndaj Laçit, Hallaçi ka grumbulluar për herë të parë edhe 3 talente nga Kukësi U21.

Xheron Osma, Kristi Karaj dhe Irvi Bylyku do të jenë me skuadrën në Elbasan të gatshëm për ndeshjen ndaj Laçit.

Ekipi ka udhëtuar sot drejt Elbasanit dhe do të qëndrojë i grumbulluar.

Ndeshja ndaj Laçit luhet nesër duke nisur nga ora 16:45 dhe do të transmetohet në Supersport 3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *