• Sat. Apr 27th, 2024

Kur fisnikja, e pathyeshmja Musine Kokalari mbronte Muharrem Bajraktarin

Nga Petrit Palushi

Kur fisnikja, e pathyeshmja Musine Kokalari mbronte nacionalistin e njohur Muharrem Bajraktari…

Pra, ajo mbetet gjithmonë fisnike e klasit të parë, me ndjeshmërinë e skajme ndaj t’vërtetës…

***

Në qershor të 1946-s, në kinema Nacional (Tiranë), organizohej gjyqi – farsë kundër 37 kundërshtarëve të regjimit represiv që po vendosej në Shqipëri. Ndërmjet të akuzuarve ndodhej edhe Musine Kokalari, e cila, veç të tjerave akuzohej edhe për bashkëpunim me t’arratisur, si për shembull, me nacionalistin e njohur Muharrem Bajraktari:

– Pse, nuk është kriminel lufte Bajraktari?

– Jo, – thotë e akuzuara.

Populli thërret: Tradhëtare, kriminele! Ti je ortake me të.

(Gazeta Bashkimi, 27 qershor 1946, f. 2)

Në foto – Musine Kokalari në sallën e gjyqit, qershor 1946

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *