• Mon. Apr 29th, 2024

Lënia pas dore nga shteti, po ‘zhduk’ Veriun, rënia e madhe e lindjeve në Kukës

Shqipëria po përballet me rënie të shpejtë të lindjeve, sidomos në vitet pas pandemisë, por në qarqet e Veriut, fenomeni po intensifikohet më shumë.

Teksa lindjet në shkallë kombëtare ranë me 10% në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022, në Qarkun e Kukësit rënia ishte më 18.5%.

Në qarkun Verilindor, më i varfri në vend vitin e kaluar, lindën vetëm 667 foshnja nga 819 më 2022. Në dekadën e fundit, Kukësi është i vetmi qark që ka pësuar tkurrje të ekonomisë, ndryshe nga trendi kombëtar sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Kukësi po vuan pasojat e lënies pas dore nga shteti duke sjellë edhe emigrimin të brendshëm dhe të jashtëm të popullsisë. Nga viti 2015, një kanal masiv emigracioni drejt Britanisë së Madhe i ka përkeqësuar ndjeshëm treguesit demografikë.

Pas Kukësit, tkurrjen më të madhe të lindjeve në përqindje e kishte Lezha me rreth 16 .3 për qind në vitin 2023. Në këtë qark lindën 1010 foshnja më 2023 nga 1208 vitin e mëparshëm, e ndjekur nga Dibra ku lindjet shënuan rënie me 14.4% dhe Shkodra me 13.7%.

Në të kundërt qarqet e Jugut kishin rënie më të butë. Psh rënien më të ulët të lindjeve e kishte qarku i Gjirokastrës me 3% dhe më pak Korça me 3.7% dhe Durrësi, Elbasani dhe Fieri me rreth 9%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *