• Sun. Apr 28th, 2024

‘Askush nuk tallet dot me Kukësin’/ ‘Armata e Veriut’ e gjen fajin tek arbitrat dhe jo te Presidenca

Kukësi po kalon një sezon tejet të vështirë me skuadrën verilindore që mban aktualisht vendin e fundit në Abissnet Superiore, me pesë humbje radhazi.

Skuadra nuk fiton nga 27 tetori i vitit të kaluar dhe në këtë formë, rrezikon seriozisht rënien një kategori më poshtë. Por, përveç problemeve që skuadra shfaq në fushë, te verilindorët pretendojnë edhe për ndikim në rezultat të arbitrave.

Nisur nga kjo, së fundmi reaguan tifozët e Kukësit, ‘Armata e Veriut’. Këta të fundit theksojnë në rrjetet sociale se nuk do të lejojnë askënd që të tallet me skuadrën e tyre, e aq më pak ta hedhin nga Kategoria në mënyrë të padrejtë.

Duket se tifozët e zjarrtë të Kukësit, kanë vendosur që ta kërkojnë arsyen e rezultateve të dobëta tek arbritrat dhe jo tek drejtuesit e ekipit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *