
Fjoart Jonuzi është lojtari më i ri i Vllaznisë.
Mesfushori kuksian Fjoart Jonuzi është lojtari më i ri i Vllaznisë.
Kuksiani është prezantuar te kuqeblutë pas firmosjes së kontratës për sezonin e ardhshëm.
24-vjeçari ishte pjesë e Gjilanit në IPKO Superligën e Kosovës sezonin e kaluar, ekip me të cilin u shpall nënkampion.
Jonuzi është një prodhim i ekipit të Kukësit, teksa u aktivizua për dy sezone edhe me Laçin.
‘Fjoart Jonuzi ka nënshkruar për Vllazninë një kontratë një vjeçare me të drejtë nga ana e Klubit për rishikimin e saj në merkaton e Janarit nëse performanca e lojtarit nuk është në nivelin e dëshiruar nga stafi teknik.
Jonuzi është pëlqyer nga traineri Brdaric për të patur një forcë më tepër në mesfushë.