• Fri. Apr 26th, 2024

Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur kuksian, Naim Dedja

Biznesmeni i njohur kuksian Naim Dedja ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme.

Lajmin e trishtë e kanë dhënë familjarët e tij.

Ai kishte krijuar prej vitesh një biznes të suksesshëm në Kukës. Firma ‘Lindi-Al’, përveç aktiviteteve të zakonshme tregtare, shpesh herë ishte bërë pjesë e fushatave në ndihmë të banorëve të Kukësit dhe më gjerë.

Naim Dedja u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në Tiranë.

Dedja u gjet i pajetë në magazinën e firmës së tij. Dedja ishte importues ekskluziv i markave kosovare të pijeve. Gjithashtu ishte President i ‘Lindi Al’.

Sipas raportimeve ai të para ka humbur jetë për shkaqe natyrale ndërsa varrimi i tij pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shtetasi N. D., 58 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *