• Sun. Apr 28th, 2024

Në qeli pas video-skandalit në zyrën e tij, ja sa vite burg rrezikon Safet Gjici

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici u arrestua pasditen e kësaj të shtune nga SPAK, pas publikimit të një video-skandali seksual me një vajzë në zyrën e tij, ndërsa akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”, bazuar në Nenin 260 të Kodit Penal.

Referuar këtij neni, ish-kryebashkiaku Gjici rrezikon të marrë një dënim deri në 7 vite burg.

Kujtojmë se, Safet Gjici, i dorëhequr tashmë nga detyra si kryebashkiak i Kukësit, u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *