
Një tjetër emërim është bërë gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Kukësit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur të emërojë një tjetër prokurore në Prokurorinë e Kukësit.
‘Emërimin dhe caktimin në detyrën e Prokurorit të znj. Enkeleda Hoxha, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës’, thuhet në vendimin e marrë nga KLP-ja.
Aktualisht Prokurorinë e Kukësit e drejton prokurorja Rita Gjati.