
Luma Post si një agjenci lajmesh lokale, ka ndërmarrë disa herë sondazhe për të parë pëlqyeshmërinë e banorëve të Kukësit për kandidatët e forcave të ndryshme politike.
Kjo për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit që vjen.
Pas sondazhit të mëparshëm me kandidatët e PD-së, për shkak të zgjehdjeve të brendshme në këtë parti, Luma Post organizoi edhe një sondazh me kandidatët e përfolur të PS-së në Kukës.
Në sondazhin 3 ditor të bërë në faqen Luma Post me objekt:
Cilin nga këta kandidatë do të donit të kandidonte për PS-në në Kukës në zgjedhjet e 25 Prillit?
Anila Sokoli
Lavdrim Sahiti
Ismet Nika
Vladimir Spahiu, dolën disa rezultate si më poshtë:
Rezulton se janë bërë 620 komente.
Më shumë mbështetje ka marrë Lavdrim Sahitaj.
E dyta në listë është Anila Sokoli
I treti Vladimir Spahiu
Dhe i 4 Ismet Nika
Ndërkaq, kishte edhe disa qytetarë të cilët kishin propozuar edhe personalitete të tjera në Kukës, si Albert Halilaj dhe Abedin Oruçi.