• Sun. Apr 28th, 2024

Nxënësit e gjimnazit ‘Havzi Nela’ në Kukës ngrihen në protestë, shkolla e re ende jo funksionale

Ditën e hënë ishte parashikuar rikthimi në objektin tashmë të rikonstruktuara të nxënëseve të Gjimnazit të qytetit “Havzi Nela” të qytetit të Kukësit. Një gjë e tillë nuk ndodhi kjo për shkak të bërjes së testimit të plotë të sistemit të kaldajës për ngrohje dhe mos marrjes ende në dorëzim nga bashkia.

Kjo ka sjellë revoltën e një grupi  të nxënëseve të gjimnazit të cilët kanë protestuar sot para objektit të gjimnazit duke bojkotuar edhe mësimin këtë pasdite.

Kujtojmë rreth 1000 nxënës të këtij gjimnazi po e zhvillojnë mësimin pasdite në dy shkollat pritëse të qytetit të Kukësit, prej gati një viti ndërkohë që më herët drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Kukës Albert Muja,në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile ka kërkuar kthimin sa më shpejtë të nxënëseve dhe stafit pedagogjik në shkollën e tyre.

Kthimi i nxënëseve ishte planifikuar në shtator të këtij viti në ditën kur fillonte edhe viti i ri shkollor. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mos kompletimit të shkollës me banka e karrige e materiale të tjera mësimore didaktike dhe tenderimit të tyre.

Sakaq nga një vëzhgim i bërë brenda ambienteve të gjimnazit duket se gjithçka është gati për kthimin e nxënëseve në klasat e tyre tashmë të kompletuar ndërkohë që ngrohja ishte në funksion të plotë.

Pritet vetëm marrja në dorëzim e objektit nga Bashkia Kukës ndërkohë që kjo e fundit ka njoftuar se ende nuk ka një datë të saktë se kur do të merret në dorëzim dhe rikthimin e nxënëseve në shkollën e tyre.

1.3 miliardë lekë është vlera e këtij  investimit të filluar vitin e kaluar dhe është financuar nga ministria e arsimit dhe bashkia Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *