• Mon. Apr 29th, 2024

Kukësi-Teuta përfundon barazim pa gola

Kukësi-Teuta ndahen më barazim pa gola në takimin e javës së 15-të të Superligë, me “verilindorët” që e mbyllën këtë sfidë me dhjetë lojtarë.

Nga të dyja anët u tentua goli, por as Kukësi dhe as Teuta nuk mundën që të zhbllokonin ndeshjen. Në minutën e 38’ Lala u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë vendasit në inferioritet numerik.

Nga ana e “Djemve të Detit” pavarësisht se ishin me një lojtar më shumë, nuk mundën që ta shfrytëzojnë superioritetin numerik. 0-0 dhe Kukësi renditet në vend të shtatë me 16 pikë, ndërsa numëron ndeshjen e pestë pa fitore. Teuta nga ana tjetër vuan në fund të renditjes me 13 pikë dhe numëron ndeshjen e gjashtë pa fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *