• Fri. Apr 26th, 2024

Pas trajnerit, të tjera largime futbollistësh nga Kukësi

Pas trajnerit Orges Shehi, Kukësit i japin lamtumirën zyrtarisht edhe dy futbollistëve, sulmuesit Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësit Gëzim Krasniqi.

Lamtumira e Shkurtaj dihej prej kohësh pasi ishte vetë bomberi që nuk rinovoi kontratën me verilindorët ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë larguar edhe qëndërmbrojtësin Krasniqi i cili ashtu si Shkurtaj duhet të gjejë një skuadër të re për të vijuar karrierën.

Mbetet për t’u parë nëse e ardhmja e Krasinqit dhe e Shkurtajt do të jetë në Shqipëri apo në një kampionat tjetër.

Vasil Shkurtaj në një sezon e gjysmë me Kukësin mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, arriti të shënonte 32 gola në total duke fituar dhe 1 trofe.

‘Klubi i Kukësit njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi nuk janë më pjesë e skuadrës sonë! Dy futbollistëve ju ka përfunduar kontrata dhe largohen nga skuadra jonë me një Kupë të fituar. Klubi i falënderon dy futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre futbollistike. Faleminderit Vasil! Faleminderit Gëzim!’, shkruan FK Kukësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *