• Mon. Apr 29th, 2024

PD për aeroportin e Kukësit: Një tjetër premtim i pambajtur i Ramës

Partia Demokratike ka reaguar pas uljen së avionit të parë në aeroportin e Kukësit “Zayed”.

Sipas PD, hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare është “premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie”.

Deklarata e demokratëve bën një paralel midis Kukësit dhe mungesës anëtarësimit në BE. “Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët”.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës.

Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë.

Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *