• Mon. Apr 29th, 2024

Propaganda me aviona e Ramës dhe realiteti i taksës 6400 lekëshe në Rrugën e Kombit

Edi Rama nuk e çoi deri në fund propagandën e tij me Kukësin.

Pasi dështoi të sillte një avion me kuksianë nga Londra, sepse nuk gjeti kuksianë që donin të fluturonin për shoë, e uli avionin në Rinas. Dhe aty e mbushi edhe me disa ‘emigrantë’ të tjerë kuksianë që jetojnë e punojnë në Tiranë dhe u nis për në Kukës.

Skena ishte përgatitur në aeroportin e Kukësit, ose siç banorët vendas e njohin zonën me emrin ‘Meteor’, do të ulej Rama dhe ministrat e tij e do të flitej për arritje. Por gjithçka doli fiasko dhe propaganda nuk e arriti qëllimin.

Edi Rama nuk mundi ti bindë kuksianët se ai do të bënte për ta më shumë, seç ka bërë deri më sot.

Pasi në Kukës shumë të rinj dhe të reja janë larguar nga vendi. Shpopullimi i Kukësit ka arritur në nivele rekorde nën qeverisjen e Edi Ramës. Varfëria në këtë qark është aq e madhe sa që institucionet financiare te kanë nxjerrë si rajonin më të varfër në Europë.

E pikërisht zonën më të varfër, Edi Rama disa vite më parë vendosi ta bëjë edhe më të varfër.

Shkoi dhe vuri traun në Kalimash ku çdo kuksiane duhet të paguajë 6400 lekë për të shkuar tek familja e tij. E pikërisht ky tra e rrëzon Edi Ramën sa herë që shkon në Kukës.

Askush nuk ja ka falur vendosjen e traut në Kukës dhe askush nuk ja harron dhunën dhe arrestimet e bëra nga policët e tij, pas protestës madhështore kuksiane.

Kështu që propaganda e Edi Ramës me aviona që ulen në Kukës, me pasagjerë të mbushur në Tiranë, nuk vlen aspak përballë 6400 lekëshit që duhet paguar sa here kalojne në traun e Kalimashit dhe që e paguajnë kuksianët dhe jo vetem Kuksianet, por kushdo qe kalon ne ate rruge.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *