• Tue. Apr 30th, 2024

Nëse nuk merr pjesë n’votime, ke shitë votën-Nga Sulejman Dida

Nji nga shqetësimet që artikulohet edhe nga njerëzit e thjeshtë është pjesmarrja në votime.  Gati në të gjithë takimet elektorale zgjedhësit dëshmojnë se pushteti ka nisë me mbledhë karta indentiteti të punonjësve të djathtë.  Duen me i nxjerrë jashtë loje, dmth, të mos munden me votue me datë 25 Prill.

Nëse kjo ndodh, atëherë kemi të bëjmë me krim penal dhe krim moral që ndot në mënyrë të pariparueshme të ardhmen e këtij vendi.

Në këto rrethana duhet rrezistencë.  Bashkimi i të ‘dobtëve’ ban hatanë.

Të gjithë nëpunësit që i dorëzohen këtij presioni do të konsiderohet se e kanë shitë votën.  Ata që do të rrezistojnë kanë me i ba shërbimin ma të mirë vetes, familjes dhe vendit.  Komuniteti do tu jet mirnjohës.

xxx

Dëgjova se ‘puntorët’ pushtetit shkojnë nëpër vend, kryesisht nëpër qendra komunale tue ‘pastrue’ tavolinat e klientëve në kafe, me fjalën ‘pastrim’ kuptohet pagesa e shpenzimeve.  Pastrojnë edhe borxhe nëpër dyqane.

Mos pranoni poshtnime nga sarhoshët, nga të poshtrit.  Ju keni pushtetin e votës, mos u ligshtoni për nji tas çaj apo lang gështenje.  Le ta ndjekim shembullin e Kosovës, ku korrupsioni dhe gjithë uzurpuesit morën votën kundër.

Ata të cilët, edhe me ndihmën e zellshme të Ramës desh e coptuen Kosovën, u qitën n’kosh.  Vota juej asht po aq e randësishme për me shpëtu Shqipninë, e bashkë me të edhe dinjitetin tand dhe të familjes.

Gjithnji kam besue se kombi nuk dorëzohet, nuk vdes përderisa ti, njeri i thjeshtë nuk e jep.  Ti je temeli i kombit, rrezisto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *