Përkujtim! Dimensionet e zvogëluara/mohuara për Havzi Nelën-Nga Gëzim Allaraj

Figura e Havzi Nelës dhe personaliteti i tij nga studiuesit, por sidomos nga zyrtarët është quajtur, konsideruar vetëm si poet disident kundër regjimit diktatorial. A është trajtuar dhe vlerësuar drejt personaliteti, krijimtaria dhe veprimtaria e këtij njeriu dhe poeti?
Unë them jo dhe ka zvogëlim/mohim të vlerave, personalitetit dhe veprimtarisë së tij.

1. E para Havzia si poet dhe pastaj si disident. Havzia si poet në librin: ‘Sulm dhe lot’ është renditur i 19 – ti nga 100 poetët më të mirë kombëtar të të gjitha trojeve etnike i të gjithë kohërave. Pra poezia e tij sipas studiuesve letrar kap vlera të larta letrare artistike dhe kulturore

2. Havzia si poet disident. Poet disident sepse poezia e tij qëndrimi emocional dhe letrar që përcjell në poezinë e tij është jo vetëm kundra sistemit, por ai jep dhe zgjidhjen e duhur pra zëvendësimin e sistemit diktatorial me vlerat humane dhe europiane të demokracisë pra këtu e tejkalon të qenurit poet disident.

3. Po përtej poezisë dhe disidencës poetike? Havzia aksionin e tij e filloi me veprim të hapur publik dhe me subkoshiencë të plotë kundër politikës zyrtare shtetërore pra veprimtaria e tij ishte politike në funksion të të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Pra çdo studiues jo letrar tek Havziu do të shikojë njeriun me bindje politike shumë përparimtare bindje të cilat i shpreh hapur dhe me subkoshiencë të plotë kundër sistemit dhe jo vetëm që flet dhe dëshiron demokracinë përparimtare dhe zbatimin dhe respektimin e të drejtave njerëzore por lufton deri në sakrificën më ekstreme për ta.

Pra Havzia nuk ishte thjesht një disident që luftonte për pushtetin e tij apo të ndonjë grupi politik. Ai ishte një luftëtar i rreptë dhe sakrifikues për njerëzimin. Hero është ai që vdes për Atdheun ose për njerëzimin. Havzia luftoi dhe vdiq edhe për Atdheun edhe për njerëzimin. Jo pa qëllim regjimi e ekzekutoi pas Katovicës dhe para ‘Demokracisë’. Formimi dhe vrulli politik Europian iu prishte të gjitha planet pushtetarëve në planhapjen e pluralizmit politik.

Politika ordinere e pas 1990 sidomos e partive të opozitës zyrtarisht ia kanë zvogëluar/mohuar vlerat dhe veprimtarinë e tij duke u mjaftuar me poet disident. Poet disident do të thotë që vetëm nga poezia madje me domethënie jo drejtpërdrejt ta shprehësh kundërshtinë ndaj regjimit. Ndërsa disident ndaj regjimit mund të ishte dhe një person që thjesht lufton për qëllime pushteti personal apo klanor pavarësisht llojit të pushtetit që synon.

Pra nga studiuesit jo letrar por me qëllime të pastra dhe të vërteta personaliteti dhe veprimtaria e Havziut duke e pasqyruar me vërtetësi jetën, krijimtarinë dhe veprimtarinë e tij politike do të ndryshonte dimensionet duke e cilësuar:

1. Veprimtar dhe luftëtar i të drejtave dhe lirive njerëzore dhe demokracisë bashkëkohore.

2. Politikan shumë i përparuar dhe human me vlera europiane pra ndoshta më i miri nga trevat verilindore ose më gjerë në këto 100 vitet e fundit.

3. Poet disident dhe një hero i përjetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *