• Fri. Apr 26th, 2024

Përplasje në PS, Shyqyri Duraku sulmon qeverinë: Tamponët po i shesin me nga 50 euro

Babai i deputetes së zgjedhur Gerta Duraku biznesmeni Shyqyri Duraku ka sulmuar sot ne rrjetet sociale sistemin shëndetësor.

Babai i deputetes së PS thotë se: Vuajta shume dje per nje tampon. Tek Zogu i zi ishte 50 euro dhe 200 veta në radhë, me thanë në Rinas është më lehtë, vajta atje ishte 25 euro dhe mbi 500 veta në radhë.

U detyrova humba kohë e mora. Me thanë në Morin, 10 km radhë për një tampon.

O zot, o zot si nuk e mori një herë shteti këtë punë seriozisht.

Biznesmeni Duraku i drejtohet Ogerta Manastirliut: Po pse moj Zj. Ministre nuk hap nja 20 pika të tilla në Tiranë dhe në Dogana, bënë me 20 euro, me 20 mijë tampone në ditë dhe me një të ardhur minimumi 12 milion euro në muaj.

Statusi i plotë i Shyqyri Durakut, babait të deputetes së zgjedhur të Kukësit:

Mirmengjes miqte e mi. Vuajta shume dje per nje tampon. Tek Zogu i zi ishte 50 euro dhe 200 veta ne radhe, me thane ne Rinas eshte me lehte, vajta atje ishte 25 euro dhe mbi 500 veta ne radhe.U detyrova humba kohe e mora.

Me thane ne Morin 10 km radhe per nje tampon. O zot, o zot si nuk e mori nje here shteti kte pune seriozisht. Po pse moj Zj. Ministre nuk hap nja 20 pika te tilla ne Tirane dhe ne Dogana, bene me 20 euro, me 20 mije tampone ne dite dhe me nje te ardhur minimumi 12 milion euro ne muaj.

Po mire mor Miq nuk paska nevoje ky shtet per te ardhura qe kursejne edhe xhepat e shqiptareve. A e kuptojme se privatet sot arketojne 30-40 milion euro dhe me shume ne muaj nen hunden e nje shteti budalla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *